Sa po ndikon greva në studimet e studentëve?

Që nga 14 janari, sistemi arsimor i Kosovës është në grevë të përgjithshme.

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për Radio Evropa e Lirë, thonë se greva po i pengon ata në studimet e tyre.

Ata thonë se tashmë e kanë afatin e provimeve të janarit dhe se greva e punëtorëve të arsimit shkon në dëm të tyre.

VIDEO

Ndryshe, nesër bëhen një javë që kur mësimdhënësit e Kosovës kanë hyrë në grevë. Si pasojë e saj, procesi mësimor është ndërprerë në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet parashkollore e deri tek institucionet e arsimit universitar.

SHPËRNDAJE