Sa vezë duhet të hani në ditë? Habit përgjigjia e dietologes

Çdo ditë, dietologia australiane, Susie Burrell, merr të njëjtat pyetje pa pushim:
‘A duhet të heq dorë nga bukë përgjithmonë për të humbur peshën?’, ‘A është sheqeri në fruta, ai që dëmton dietën time?’, ‘A është sushi vërtet aq i shëndetshëm, sa të gjithë pretendojnë?’
Pra, Susie vendosi që tashmë ka ardhur koha për t’iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta, që ajo dhe të tjerët dietologë pyesin çdo ditë – dhe përgjigjet e saj mund t’i gjeni më poshtë.

Oprah Winfrey ka refuzuar të heqë dorë nga buka e saj të dashur, dhe kështu duhet të bësh dhe ti.
Susie ka thënë se jo të gjitha bukët shkaktojnë shtim në peshë dhe sekreti është të gjesh të duhurën.
‘Bukë të mëdha, bukë turke apo ëmbëlsirat që konsumojmë nëpër kafene, rezultojnë të jenë të dëmshme lidhur me  mbingarkesën e kalorive, nëse nuk jemi të kujdesshëm’, ka shkruar ajo në blogun e saj.

Në vend të kësaj, Susie rekomandon që të hamë një fetë bukë, ose bukë të vogël me fara sipër, që konsumimi i kalorive të jetë nën kontroll.
Frutat mund të jenë gjithashtu një element shumë ndikues në dietën tuaj.
Fruti i freskët është i mbushur me sheqerna të natyrshme, që nuk e dëmtojnë dietën tuaj nëse ju i hani me masë, një ose dy copa në ditë për çdo frut, sipas Susies.

Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për fruta të lyer me sheqerna ose ato të thatë. Këto janë të mbushura me sheqerna të shtuara, të cilat Susie rekomandon që t’i kufizojmë gjatë ditës.

Susie rekomandon kontrollin e produkteve për të siguruar që ajo që po blen, ka më pak se pesë gram sheqer për racion, ose më pak se 10 gram për 100 gram.
Kosi është një tjetër element, që me sa duket është ushqyes, por nganjëherë mund të jetë i mbushur me sheqer.
Susie rekomandon që të qëndrojnë në yogurt-ët e thjeshtë grekë, veçanërisht ato me një numër më të madh të proteinave.


Kosi i frutave shpesh ka dyfishin ose trefishin e sasisë së sheqerit në krahasim me kosin e thjeshtë, por Susie sërish rekomandon përdorimin e frutave të freskëta të vendit.
Ajo flet edhe për vezët, ku shkruan: -‘Vezët janë një nga ushqimet më ushqyese,’ . “Si pjesë e një diete të ekuilibruar, konsumimi i një veze ose dy, çdo ditë, nuk do të ndikojë negativisht në peshën tuaj ose në nivelin e kolesterolit”.

SHPËRNDAJE