Kryetari i Lidhjes Demokratike dega në Mitrovicë, Safet Kamberi dje mirëpriti kandidaten për kryeministre Vjosa Osmanin me të cilën vizituan nëndegët e partisë në tri fshatra.
Ai përmes një postimi në facebook ka njoftuar që së bashku kanë vizituar tri nëndegët ku në fshatin Bare u takuan me banorë të Shalës së Bajgorës, duke vazhduar në fshatin Kçiq dhe përfunduan në Zhabar ku Vjosa mori mbështetje plebeshitare nga gjithë banorët.
Vjosa nuk është vetëm kandidate e LDK-së, por shpresa e vetme e qytetarëve të Kosovës u shpreh Kamberi në llogarinë e tij në facebook.
Ja postimi:
Në tri nëndegët tona kemi mirëpritur dje Kryeministren në ardhje, Vjosa Osmani.
Në Bare, u takuam me shumë banorë të Shalës së Bajgorës, ku diskutuam për të ardhmen e kësaj pjese të bukur të Kosovës, që është lënë pas dore tash e sa kohë.
Në Kçiqin tim, rikonfirmuam atë që është e njohur prej kohësh, se aty fiton vetëm LDK-ja. E kjo fitore kësaj radhe do të jetë shumë më bindëse.
Në Zhabarin e Vjosës morëm mbështetje plebishitare nga të gjithë banorët.
Vjosa nuk është vetëm e LDK-së, ajo tashmë është shpresa e vetme e gjithë qytetarëve të lirë të Kosovës.