Safet Kamberi rizgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë

LDK e Mitrovicës sot e mbajti Kuvendin zgjedhor për kryetar të degës, ku Safet Kamberi u rikonfirmua edhe për një mandat në krye të kësaj partie.

Veriu.info mëson se nga votimi i përfunduar para pak minutash, Safet Kamberi ka marrë 51% të votave, kundrejt Faton Pecit që i ka marrë 49% të votave.

Kujtojmë se edhe në zgjedhjet e mbajtura para katër vitesh, Safet Kamberi kundërkandidat e ka pasur Faton Pecin, të cilin edhe atëherë e ka mposhtur me përqindje të ngushtë të votave./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE