Sahiti: Jam i lumtur me fitoren e Kosovës

Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Letonisë.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mposhtur kombëtaren e Letonisë me rezultat 4 me 3 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Futbollistët e Kosovës dhuruan shumë emocione dhe dëshirë të madhe për ta fituar këtë takim.

Pas ndeshjen ka folur edhe trajneri Muharrem Sahiti, i cili është ndarë i kënaqur me lojën e futbollistëve dhe rezultatin e ndeshjes.

“Patëm problem në pjesën e parë sidomos në pranimin e golit. Me një mbrojtje 5-3-2 të Letonisë e kishim problem. Shumë lehtë pranonim golat. Krijonim rastet, por nuk shënonim”, tha Sahiti pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore, sepse kjo është shumë e mirë për lojtarët dhe tifozët. Të gjithë na gëzuan, por besoj edhe shikuesit”.

“ Kjo fitore është një çlirim për lojtarët, pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e kaluara”, përfundoi trajneri i Kosovës.

Federata e futbollit të Kosovës ende është në kërkim të një trajneri të përhershëm./arbresh.info



SHPËRNDAJE