Sali Berisha reagon ndaj sjelljeve të këqija që po i bëhen turistëve kosovarë në Shqipëri

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka quajtur mafioze sjelljet e disa shtetasve të Shqipërisë me turistët kosovarë.

“Lidhur me këto zhvillime te turpshme dhe kriminale me se pari shpreh solidaritetin tim vëllazëror dhe mirënjohjen time për qendra mijra turiste nga Kosova apo emigracioni kosovar qe zgjedhin Shqipërinë si preferencën e tyre te pare për tu shplodhur dhe shpenzuar kursime e tyre.

Postimi i plotë:

Stop qendrimeve mafioze kriminale ndaj turisteve nga Kosova ne plazhet tona!

Miq, nje seri sulmesh nga gangestere, mafioze, trafikante droge, narkopolice horra dhe llum njerezor te lidhur me pushtetin, jane ndermarre keto javet e fundit ne Durres, Vlore, Shengjin, Velipoje, Sarande etj ndaj pushuesve qe vijne nga Kosova!

Te gjitha keto akte banditeske e kriminale tejet te renda dhe te mafies dhe narkopoliceve dhe narko bandite e me shpatulla te ngrohta nga narkozyrtaret, shprehin shkallen e larte te kriminalizimit dhe shtrirjes se mafies ne narkoshtetin e Edvin Kristaq Mafise si dhe frymen e urrejtjes ndaj shqiptareve te Kosoves qe Zografi Bis nxit me qendrimet e tij antikombetare.

Lidhur me keto zhillime te turpshme dhe kriminale me se pari shpreh solidaritetin tim vellazeror dhe mirenjohjen time per qendra mijra turiste nga Kosova apo emigracioni kosovar qe zgjedhin Shqiperine si preferencen e tyre te pare per tu shplodhur dhe shpenzuar kursime e tyre.

Se dyti denoj me ashpersine me te madhe keto akte te renda mafioze dhe banditeske e te perseritura ndaj shqiptareve nga Kosova te frymezuara nga rregjimi i kakistokracise i Zografit Bis dhe ju bej thirrje agjensive, shoqatave turistike, institucioneve private turistike te denojne keto akte me forcen me te madhe si akte çnjerezore qe duhet te mos perseriten me!

SHPËRNDAJE