Salih Mustafa para Speciales iu bën këtë thirrje evropianëve

I akuzuari i parë nga Gjykata Speciale, Salih Mustafa në seancën e gjykatës ndaj tij deklaroi se Millosheviqi nuk u la zgjidhje tjetë kosovarëve ose të ikin nga Kosova ose të luftojnë.

Ai u bëri thirrje evropianëve dhe kosovarëve që kësaj gjykate t’i japin përgjejgësinë të gjykoj vrasjen e fëmijëve, civiliëve dhe grave të dhunuara në Kosovës.

Mustafa kërkoi që të hetohen edhe masakrat e të pagjeturit në Kosovë.

Kasapi, Millosheviq me luftrat në Bosnje e Kroaci, mua dhe të tjerëve nuk na dha shumë zgjidhje, ose të ikim nga Kosova ose të bashkohemi dhe të luftojmë gjë që kulmoi me liri e pavarësi. Duke u bazuar në moralin e bindjet e mia që i kamndërtuar gjatë jetës time në shërbim të atëdheut dhe institucioneve demokratike të vendit tim e duke respektuar vednet mike që ndihmuan në lirinë e vendit tonë, duke qenë i bindur se UÇK nuk ishte grup terrorist apo bandë kriminale, por ushtri çlirimtare e popullit e cila me shumë mund e sakrifica, duke derdhur edhe gjakun e djemve e vazjave më të mira të kombit, u bë gurthemel i lirisë që ne e gëzojmë. Duke dashur të besoj se këto dhoma të gjykatës nuk do ndikohen nga politika vendore apo ndërkombëtare, duke dëshirurar që këtë gjykatë armiqtë e vendit tim nuk do mund ta përdorin kundër vendit tim dhe qytetarëve të saj. Gjykatës duke të faledneruar për mundësinë e shprehjes, duke besuar në drejtësi e vlera demokratike, shfrytëzoj rastin të bëj thirrje deputetëve të Parlamentint Evropian, deputetëve të Kosovës, politikanëve vendimmarrës të Evropës e politikanëve të Kosovës dhe drejtësisë evropiane që të zgjiojnë ndërgjejgjen njerëzore që kësaj gjykate speciale selektive që në organet e drejtësisë është e pa njohur për të gjykuar dhe dhënë drejtësi për 1200 fëmijë të vrarë e masakruar, për 16 mijë viktima civile, për 20 mijë gra e motra tona të dhunuara, për të pagjeturit, e masakrat në Kosovë”, deklaroi Mustafa.