Sami Lushtaku jep një lajm të dhimbshëm për qytetarët e Skenderajt

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka dhënë një lajm të hidhur.

Lushtaku ka njoftuar se në moshë të re ka ndërruar jetë drejtoresha e Shkollës në Prekaz, Valmira Lushtaku – Curri, e që sipas mbiemrit është kushërira e tij.

Valmira ishte duke luftuar me një sëmundje të rëndë, betejë të cilën e ka humbur sot.

Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerës e cila pas ka lën bashkëshortin dhe djalin e saj 6-vjeç.

Ky është postimi i plotë i Sami Lushtakut:

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Valmira Lushtaku-Curri, mësimdhënëse e drejtoreshë e shkollës së mesme të ulët “Ilir Lushtaku”, në Prekaz të Poshtëm.

Ndonëse e re në moshë, ajo është shquar për korrektësi, urtësi e menaxhim të shkëlqyer të shkollës.

Valmira do t’i mungojë familjes, nxënësve e arsimit në përgjithësi pasi ikja e saj në moshë të re ka lënë zbrazëti të madhe.

Ngushëllime familjes, nxënësve, kolegëve e gjithë komunitetit të arsimit në Skenderaj dhe më gjerë! SL.

SHPËRNDAJE