Sapo dështoi seanca për rastin“Pronto”, të akuzuarit tallen me gjykatën

Ka dështuar seanca e sotme për ratin “Pronoto” për shkak se disa nga akuzuarit e saj kanë munguar në seancë.

Adem Grabovci, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Sedat Gashi kanë munguar në seancën për rastin “Pronoto”, e cila është parashikuar të mbahet sot.

Gjyqtarët e rastit kanë njoftuar për shtyrjen e seancës pas kërkesës së avokatit Besim Beqaj, Besnik Berisha i ka thënë se klienti i tij nuk mund të jetë në këtë seancë për shkak të agjendës së përcaktuar më herë.

Po ashtu edhe avokati i Grabovcit, Florent Latifaj ka njoftuar se klienti i tij për shkak të agjendës së tij është jashtë Kosovës.

Ndër tjera kërkesë për shtyrje të seancës ka kërkaur edhe Arbenita Pajazit sepse gjendet në studime të doktoratës jashtë vendit e cila ka njoftuar se gjatë muajit tetor nuk do të jetë në Kosovë.

Senaca e radhës pritet të mbahet me 15 nëntorë. /Insajderi

SHPËRNDAJE