Së paku 9 nga 27 të dëbuarit për delikte të kryera, janë shqiptarë

Janë dëbuar 9 shtetas të Shqipërisë, 4 të Gjeorgjisë, dhe 4 të Serbisë. Nga një të dëbuar “e kanë” shtetet si: Kosova, Gjermania, Bullgaria, Turqia etj.

Kantoni Thurgau është duke e jetësuar me konsekuencë iniciativën për dëbimin e të huajve me dosje krimi, shrkuan tagblatt.ch. Ka diçka më shumë se një vit që kjo iniciativë ka hyrë në ligj, dhe ky kanton tashmë ka dëbuar 27 persona, të cilët më parë janë dënuar për delikte të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

“Ne i përmbahemi ligjit me përpikmëri” thotë një zëdhënës i Prokurorisë. Dhe kjo domethënë që prokuroria merr vendim për dëbim të secilit të huaj që ka marrë një ose më shumë dënime, në lartësinë e paraparë sipas tekstit të iniciativës.

Më 1 tetor 2016 ka hyrë në fuqi ligji i përmendur ndërsa prokuroria e Thurgaut nga ajo ditë e deri sot ka shqiptuar 27 herë masën e dëbimit për delinkuentët e huaj, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane.

Siç e tregon lista, nga ta janë 9 shtetas të Shqipërisë, 4 të Gjeorgjisë, dhe 4 të Serbisë. Nga një të dëbuar “e kanë” shtetet si: Kosova, Gjermania, Bullgaria, Italia, Kroacia, Lituania, Ngeria, Spanja, Tunizia dhe Turqia.

Në 21 raste, masa e shqiptuar e ndalimit të hyrjes për këta të dëbuar ka qenë 5 deri 10 vjet ndërsa në 6 rastet tjera, 11 deri 15 vjet.

SHPËRNDAJE