Sejdiu kërkon koalicion LDK-VV: Vetëm kjo e bën PAN-in- PAN-ik

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili në legjislaturën e VI-të ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të LDK’së, Korab Sejdiu, vazhdimisht po e kërkon një koalicion ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij vetëm një bashkëpunim ndërmjet këtyre dy partive, do të mundësonte largimin e PDK-së, AAK-së dhe NISMA.

“Vetëm LDK-VV e shndërron PAN-in në PAN-IK !!! “, ka shkruar Sejdiu.

Megjithatë se a do të futet LDK’ja në koalicion me partinë e Kurtit, mbetet të shihet pas ditës së hënë kur do të mblidhet Kryesia e partisë së Isa Mustafës për të përcaktuar mandatarin për postin e kryeministrit.

SHPËRNDAJE