Seksbomba ruse ndan yllin e Bajernit nga gruaja (Foto)

Ish ylli i Realit të Madridit, i cili gjatë merkatos së kësaj vere kaloi te Bayerni i Mynihut, James Rodriguez, duket se ka bërë disa lëvizje edhe në aspektin sentimental.

Pasi u huazua te kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë, futbollisti i talentuar kolumbian është shkurorëzuar pas gjashtë vjetësh martese me Daniela Ospinan.

Megjithëse janë parë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, tashmë gjithçka ka marrë fund ndërmjet tyre.

Siç raportojnë mediet spanjolle dhe ato kolumbiane, bashkëshortja është detyruar të ndahet prej futbollistit, pasi që ajo ka marrë vesh se James po e tradhton me modelen ruse Helga Lovekaty.

Bukuroshja 23-vjeçare theksojmë se ka 3,3 milionë ndjekës në llogarinë personale në Instagram dhe është shumë e njohur jo vetëm në Rusi.

Theksojmë se Daniela është motra e shokut të futbollistit të kombëtares kolumbiane, David Ospina.

    

SHPËRNDAJE