Selimi: Malazezët fituan 8200 hektarë, Thaçi disa miliona më shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se me ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, malazezët kanë fituar 8200 hektarë tokë më shumë derisa presidenti Thaçi disa miliona më shumë derisa qeveria Haradinaj disa ditë më shumë pushtet.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se humbës del Kosova derisa ka shtuar se pa fituar nuk mbetet as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Me ratifikimin e Marveshjes se Demarkacionit te kufirit me Malin e Zi, sot malazezet fituan 8200 hektare te bjeshkeve tona te bukura, Thaci i fitoi edhe disa miliona me shume, kurse Qeverise Haradinaj edhe ndonje dite me shume ne pushtet. Keta jane fituesit e 21 Marsit. Kurse humbesi kujdestar mbetet Kosova.

Po ju o deputet te mjere qe votuat qorras, cka fituat? Ndoshta dikush ndonje cope nga Thaci e te tjeret asgje me shume perveq se u bete hisedare ne tradhtine qe i beri Thaci Kosoves dhe shqiptareve.

Nuk mbeti pa fituar as Vucici te cilit tash po i hapen shanset per jetesimin e Zajednices ne Kosove. Ne ditet ne vijim pason hapi i radhes ne takimin Vucic-Thaci.

SHPËRNDAJE