Serbët pas letrës që Trumpi i dërgoi Thaçit: “E ku është Putini që të na mbështes?”

Mediat në Serbi e kanë publikuar letrën që presidenti amerikan, Donald Trump ia dërgoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës kërkohet unitet i spektrit politik në Kosovë për arritjen e shpejt të marrëveshjes me Serbinë.

Në letët thuhet se “Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes”.

“Trumpi i shkruan Thaçit”, është titulli i mediave serbe, ndërsa komentet e lexuesve serbë janë nga më të ndryshmet, shkruan Ballkani.info.

Shumica nga komentuesit në B92 ankohet për mbeshtetjen amerikane ndaj Kosovës, ndërsa pyesin se ku është Putini.

“Na dëshpërove Trump!”, shkruan një komentues.

“Dinë diçka që ne nuk e dimë”, shkruan tjetri.

“E ku është Putini që të na mbështes?”, pyet një komentues serb.

“Kur e shoh se si Trumpi ka shkruar në fillim të letrës, është e qartë plotësisht se nuk është e rëndësishme që në mbledhjen e OKB-së mbrëmë para nesh shkruante Serbia kurse para Kosovës vetëm emri Hashim Thaçi… Është e dhimbshme se sin a është marrë Kosovës. E dhimbshme. Dhe tani njeriu thotë se më mirë që të jepnim menjëherë, vetëm se aty ekziston një problem se atëherë nuk do kishte më dhimbje”, shkruan një komentues serb. /Ballkani.info/