“Serbia ka bëshkëpunim më të mirë ekonomik me Kosovën se me Rusinë”

Sonja Liht ka thënë se në njëfarë mënyrë është e dhimshme që kjo të mohohet, përkatësisht të harrohet se deri në ç’masë zhvillimi i këtyre marrëdhëniece është i rëndësishëm për zhvillimin e dy vendeve

Serbia ka bëshkëpunim më të mash ekonomik me Kosovën se me Rusinë. Këto janë fakte, mund t’i verifkoni edhe me shifra, ka thënë Sonja Liht, kryetare e Fondit beogradas për avancime politike në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, transmeton gazetametro.net.

“Shihni se si duket bashkëpunimi i dy odave ekonomike. Shikoni se si duket eksporti ynë në Kosovë. Shikoni se sa është e rëndësishme Kosova për biznesmenët tanë, prej bujqve deri të ofruesit e shërbimeve”, ka thënë Liht.

Ajo ka shtuar se në njëfarë mënyrë është e dhimshme që kjo të mohohet, përkatësisht të harrohet se deri në ç’masë zhvillimi i këtyre marrëdhëniece është i rëndësishëm për zhvillimin e dy vendeve.

Ajo ka thënë se është për një marrëveshje shoqërore, e cila mbështetet në domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ndersjellë dhe se kjo duhet bërë jo sepse e kërkon Evropa, por se kjo është me interes./gazetametro.net

SHPËRNDAJE