Serbisë i hapen dy kapitujt për anëtarësim në BE, por Kosova ende pa viza

Serbia të hënën do të hap dy kapituj të tjerë të bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian.

Bëhet fjalë për Kapitullin 6 që lidhet me ligjin e korporatave dhe Kapitullin 30 – të marrëdhënieve ekonomike me vendet e jashtme, shkruan B92.

Shtetet anëtare të BE-së kanë vendosur që t’i japin dritën jeshile Serbisë, duke i hapur këta dy kapituj, që çojnë numrin total në 12.

Vendimi final për hapjen e kapitujve të ri, nga vendet anëtare, si zakonisht, konsiderohet progresi i Serbisë nga kapitujt 23 dhe 24, që lidheshin me reformën në rend dhe ligj si dhe progresin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinës./Klan Kosova

SHPËRNDAJE