Serie B luhet me 19 ekipe, kjo është arsyeja

Liga e dytë e futbollit italian e njohur si Serie B do të fillojë me 19 ekipe. Federata e Futbollit Italian ka konfirmuar se janë regjistruar vetëm 19 ekipe.

Kjo pasi që Bari e Cesena kanë falimentuar, Avellino është përjashtuar për arsye financiare ndërsa Catanias i është refuzuar promovimi në Serie B për shkak të borxheve.

Të hënën do të hedhet shorti për ligë e cila për herë të parë do të jetë me 19 skuadra.

SHPËRNDAJE