Shala në mbledhje të qeverisë kundërshtoi hyrjen e produkteve pa taksë 100%

Pavarësisht propozimit të qeverisë për heqjen e taksës 100 % për mallrat që kanë hy në Kosovë para vendosjes së kësaj takse, ministri i MTI-së, Endrit Shala, nuk ka lejuar që këto mallra të futen pa masë.

Pasi ka propozuar kryeministri Haradinaj që këto produkte të hyjnë pa masën 100 % ministri i MTI-së, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se këto mallra duhet t’iu nënshtrohen masës 10 % që ishte vendosur më herët.

Shala e ka informuar Haradinajn se këto produkte duhet t’i nënshtrohen taksës 10 për qind, që ka qenë në fuqi para masës 100%.

Kujtojmë se propozimi për lirimin e mallrave nga taksa që kanë hyrë në Kosovë para këtij vendimi e ka dhënë zyra e kryeministrit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE