Shalqi ‘margarita’, pija dehëse që ju duhet këtë verë

Ky frut ‘i dehur’ është ai që do t’ju lërë pa fjalë këtë verë. Provoni shalqi ‘margarita’ dhe do të mbeteni të mahnitur nga shija dhe freskia e kësaj recete. Në rast se nuk e dinit deri tani, pasi ta lexoni këtë artikull nuk do të akoheni më për vapën e verës. Keni parë luleshtrydhe që ngjyhen në vodkë, ulllinj në Martini dhe rrushin në Prosecco, por kjo është receta e verës 2017. Shalqi në teqila. Ja çfarë duhet të bëni:

Merrni disa feta shalqi, derdh mbi to pak tekila, ose lërini të zhytyra për të paktën një orë, sipas dëshirës suaj. Koktejli veror i preferuar i të gjithëve, ‘margarita’, do të jetë i duhuri për ta bërë këtë pijen dehëse me fruta. Shtoni edhe pak lëng ‘lime’ dhe lëreni të qëndrojë për 1 orë. Pas kësaj dhe kur të ketë arritur të marrë shijen e tekilas, kombinoni edhe pak lëkurë të grirë të ‘lime’ me pak kripë dhe zhysni fetat e shalqirit në të. Rezultati? Gjithmonë kënaqësi, transmeton shije.al. E përsosur për të shtunën në mbrëmje, për një festë, apo edhe në çdo kohë nëse jeni tip që e adhuroni këtë frut.

SHPËRNDAJE