SHBA në gjunj: Kaq milionë njerëz janë papunë për shkak të COVID-19, thyhet rekordi i papunësisë së vitit 1982

Papunësia në SHBA ka arritur në 3.2 milionë, katër herë më e lartë se sa rekordi paraprak, si rezultat i pandemisë së koronavirusit e cila po e dëmton rëndë ekonominë globale dhe po i shkatërron rekordin e nivelit të ulët të papunësisë së Trumpit, shkruan Daily Mail, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Tre milionë njerëz mbetën pa punë në periudhën 14 mars dhe 21 mars, sipas një raporti tronditës që u publikua nga Departamenti i Punës në mëngjes të së enjtes.

Niveli më i lartë ishte 695 mijë në tetor 1982. Raporti thotë se industria e shërbimit – në veçanti ushqimi dhe akomodimi – janë më të goditurat por pretendimet vijnë edhe industria e kujdesit shëndetësor e po ashtu edhe nga prodhimi, argëtimi dhe arti.

Numri më i madh i pretendimeve ishin në Pensilvani, ku ishin më shumë se 360 mijë. Kalifornia panë një rritje prej 130 mijë dhe një rritje prej 180 mijë në Ohaio.

Por raporti nuk përfshin të dhënat nga 21 marsi e këtej, ku ka pasur lëvizje tjera si ajo e shtetit të Neë Yorkut ku miliona njerëz u dërguan nga puna në shtëpi./Veriu.info/

SHPËRNDAJE