Shefqet Kabashi: Nëse s’do ta shpëtoja, Haradinaj do të dënohej në Hagë

Shefqet Kabashi, dëshmitar në Tribunalin e Hagës, i mbijetuar në Masakrën e Burgut të Dubravës dhe protagonisti kryesor i ngjarjes së fundit në përvjetorin e kësaj masakre.

Kabashi ka folur për ngjarjet e luftës, krahun e Ramush Haradinajt dhe Tahir Zemës, Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe FARK-un dhe rivalitetin mes këtyre të fundit.

“Une kam qenë krah i Ramush Haradianjt gjatë luftës. Dhe ky krah kemi qenë shumë më agresiv karrshi krahut të Tahir Zemës, komandantit të FARK-ut,” ka deklaruar Kabashi në Pressing të T7.

“Shtabi i Përgjithshëm në përgjithësi nuk ka qenë kundër krahut të Tahir Zemës, ato ma shumë kanë qenë lojra politike,” ka thënë Kabashi.

“Në Rrafshin e Dukagjinit FARKU kanë qenë më të organizun, edhe Tahir Zema ka dhanë urdhën me u largu. Mirëpo të njëjtën kohë janë largu edhe ushtarët e Ramushit, perveç Ramushit” tha Kabashi.

“Unë e kam pshtu Ramush Haradinajn prej burgut, pa marrë parasysh a e ka bo krimin a po jo. Une kam qenë protagonist kryesor në dobi të Ramushit sepse nuk kam dëshmu kundër tij në Hagë.” shtoi Kabashi.

SHPËRNDAJE