Shembulli i veteranit të UÇK-së, Januz Goxhuli: E gjen portofolin me para dhe ia dorëzon pronarit me gjithë parat e humbura

Një personi i ka humbur portofoli me para, të cilin e ka gjetur një ish pjesëtar i UÇK-së.

Veterani i UÇK-së Januz Goxhuli ka bërë të ditur se portofolin me para ia ka dorëzuar pronarit, me të cilin ka publikuar edhe foto në Facebook.

Të rralla janë rastet kur personat që gjejnë para të humbura ua kthejnë pronarëve të tyre, shkruan Veriu.info

Kështu veterani Januz Goxhuli ka treguar një shembull të mirë, i cili duhet ndjekur edhe nga të tjerët.

Ndryshe, Januz Goxhuli para disa ditësh kishte thirrur protestë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, por të cilën e kishte anuluar pasi që kishte kuptuar se ajo po keqpërdoret nga partitë politike./Veriu.info

SHPËRNDAJE