Shërbyesit civil paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës sot do të fillojnë grevën njëorëshe nga ora 10:00 deri në 11:00.

Mursel Zymberi, kryetar i shërbyesve civil, tha sa kërkesat janë shumë të arsyeshme. “Pagat e shërbyeseve civil janë shumë diskriminuese. Ne presim të ketë reflektim nga qeveria”, tha ai për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij zgjidhja është e mundshme. “Ne presim përgjigje dhe gatishmëri nga ana e qeverisë së Kosovës, vetëm kërkohet vullneti. Sot është grevë paralajmruese”, tha Zymberi.

Kurse Ndue Kalaj, kryetar nga Federata sindikale e administratës publike, tha se me ligjin deri është dhënë përparësi për stafin politik.

“Ka anashkalim të administratës. Ne i kemi konkretizuar dy kërkesa. Kërkojmë nivelim të pagave dhe kërkojmë të njihet stazhi i punës nga viti 90. Këta janë dëbuar në baza politike. Presim reflektimin nga institucionet e lartpërmendura, që t’i bëjnë ndryshimet e premtuara sa i përket nivelizimit të pagave me sektorët tjerë të shërbimit publik dhe njohjen e përvojës së punës të nënpunësve civil të larguar me dhunë gjatë viteve 1990 – 99″, tha ai.

SHPËRNDAJE