Shërohet nga koronavirusi deputeti i LDK-së: Nuk ishin të lehta ditët e netët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ka njoftuar që është shëruar nga koronavirusi.

Shala ishte mjekuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa ma pas kishte vazhduar në shtëpi, ku thotë që nuk ishin të lehta ditët e netët me Covid.

Njoftimi i plotë:

Po e ndiej obligim që në emër timin dhe të familjes të ju falenderohem përzemërsisht !

Ishit ju ata që në mënyra të ndryshme na inkurajuat dhe motivuat dhe na uruat shërim ( mua e nënës sime), gjatë mjekimit disa ditor me Covid 19 , në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj në shtëpi.

Falenderim të veçantë ju drejtoj punëtorëve të QKMF -Suharekë dhe të Spitalit të Prizrenit, të cilët përkundër vështirësive teknike dhe logjistike po ja dalin mbanë të trajtojnë secilin pacient .

Të sëmurëve tjerë ju dëshiroj shërim .

Nuk ishin të lehta ditët e netët me Covid , andaj apeloj që bartjen e maskave, kujdesin, higjenën, distancen, respektoni!

Paçit shëndet në familjet tuaja .

Ju faleminderit të gjithëve !

SHPËRNDAJE