Sherr në protestat në Tiranë, Stresi zihet me aktivistë të LVV-së

Në rrugët e Tiranës kanë marshuar qytetarët për të shprehur pakënaqësitë e tyre për rrëzimin e Teatrit Kombëtar.

Zgjati rreth dy orë e gjysmë protesta e thirrur nga artistët dhe aktivistët për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në protestë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të forcave politike por pa protagonizëm. Ndërkohë, teksa artistët mbanin fjalën para qytetarëve u regjistruan edhe disa incidente.

Fillimisht një person i identifikuar nga policia hodhi lëndë plasëse në turme duke lënduar edhe qytetarë.

Ndërkohë, burime për abcnews.al bëjnë me dije se po ashtu incidente u shkaktuan edhe nga një grup të rinjsh të një organizate politike. Këta të fundit, mësohet se ishin kundër pjesëmarrjes së përfaqëuesve të opozitës në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. /FaxWeb.al/

SHPËRNDAJE