Shesheli ka një lajm të hidhur për Serbinë

Politikani serb i akuzuar nga Tribunali i Hagës, Vojislav Seselj, ka thënë se SHBA’të po e ashpërsojnë presionin ndaj Serbisë për të lejuar Kosovën të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara (KB).

Ai tha se këtë do të tregojë edhe vizita e Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Wess Mitchel, të mërkurën në Beograd. Sipas tij, Mitchel do të jap ultimatum për të lejuar anëtarësimin e Kosovës në KB.

“Anëtarësimi i Kosovës në KB do të ishte pranim i pavarësisë, edhe nëse Serbia nuk e bën asnjë akt në çështje. Kush do të pyes Serbinë se a e njeh shtetin e Kosovës kur të bëhet anëtar i KB”, ka thënë Seselj, transmeton GazetaMetro.net. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ai vlerësoi se SHBA’të po i bëjnë presion të madh presidentit dh qeverisë së Serbisë për të pranuar Kosovën.

Madje, ai shtoi se Mitchel do të qëndrojë në Beograd në tentim për të ulur ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Sipas Seselj, Serbia duhet të hyjë në aleancë ushtarake me Rusinë për të zbrapsur politikat e SHBA’ve ndaj Ballkanit.

SHPËRNDAJE