Shfaqet plaku i ‘fusnotës’: Tregon se a e ka kuptuar tash se çka do të thotë kjo fjalë!

I moshuari nga Skenderaj që kishte bërë bujë në rrjete sociale, për shkak të një pyetje që ia kishte parashtruar një gazetare për fusnotën, është ftuar së fundmi në një nga emsionet kosovare.

I moshuari nga Skenderaj me emrin Asllan Zeka, nuk kishte ditur se për çka e ka pyetur dhe i ka kërkuar gazetares t’a përsëris edhe njëherë dhe pastaj ky ia ka kthyer në vend të ‘fusnota’, ‘fushata‘ pastaj një fëmijë 10-12 vjet i ka thënë ‘fusnota‘ ky i fundit ia ka kthyer me shprehjen ‘Ik more ti’. Shprehje kjo e cila u komentua shumë.

Në emisionin n’Kosovë show’, moderatori e pyeti shumëçka se si kanë jetuar më parë dhe në ditët e sotme, a e agjëron muajin e Ramazanit etj. Po ashtu ia parashtroj pyetjen se a e ka kuptuar tash se çka do të thotë fusnota.

Ai tha:’ Shtet jemi pasi pavarësia është shpall me 17 shkurt por sa ka qenë fusnota nuk kemi qenë shtet tamam‘. Pastaj e tregon edhe historinë se si ia ka parashtruat pyetjen gazetarja dhe ka thënë fushata. Nuk mungojnë të qeshurat nga publiku./gazetametro.net

SHPËRNDAJE