Shifra të frikshme! Sa njerëz u vranë nga komunizmi?

Komunizmi në të gjithë botën ka marrë me mijëra jetë njerëzish duke u kororëzuar si sitemimi më gjakatar i pushtetit.

Pjesë shteteve që vuajtën komunizmin ishte edhe Shqipëria e cila vuajti nga diktatura komuniste për thuajse 50 vite.

Për të kuptuar krimet e kësaj periudhe, duhet të shohim viktimat që këto krime sollën.

Numri është i paimagjinueshëm, është më i madh se ai i Luftës I dhe Luftës II Botërore dhe shumë herë më i madh se ai i sulmeve terroriste.

Sipas një studimi statistikor të “Information is beautiful” të paraqitur në një grafik shqetësues, për vdekjet e shekullit XX, komunizmi ishte shkaku ideologjik kryesor.

94 milion viktimat e këtij rregjimi në Bashkimin Sovjetik, Korenë e Veriut, Kinë, Afganistan dhe Evropë Lindore e kapërcejnë ndjeshëm numrin e viktimave të fashizmit (28 milion), shkruan Konica.al.

Gjatë shekullit të kaluar, më shumë njerëz vdiqën si rezultat i komunizmit sesa nga vrasjet(58 milionë) dhe gjenocidi (30 milion) të mbledhurasë bashku.

Numri i vdekjeve të kombinuara të Luftës së Parë Botërore (37 milionë) dhe Luftës së Dytë Botërore (66 milion) tejkalojnë totalin e vdekjeve nga komunizmi me vetëm 9 milion viktima.

Më keq akoma kur sheh në pjesën e poshtme djathtas tabelës “Bota Natyrore” tregon vdekjet nga kafshët (7 milionë), fatkeqësitë natyrore (24 milionë) dhe nga zia e bukës (101 milionë).

E çuditshme është se të gjitha zitë e bukës në botë gjatë shekullit XX kanë ndodhur në vendet komuniste: Kina (dy herë), Bashkimi Sovjetik dhe Koreja e Veriut.

Komunizmi ishte dhe vazhdon të jetë një vrasës i tmerrshëm, më i tmerrshmi i historisë post – mesjetare dhe ndër më të tmerrshmit e gjithë historisë së njerëzimit! /albeu/

/

SHPËRNDAJE