Shihni momentin kur shqiponja rrëmben fëmijën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Montreal, Kanada, shkruan GazetaBlic.Në një video të publikuar në Youtube shihet një shqiponjë e cila teksa fluturon, kalon pranë një parku në të cilin po loznin disa fëmijë.

Shqiponja në një moment fluturon në afërsi të fëmijëve dhe e ‘rrëmben’ njërin nga ta.

Ajo arrin ta ngrit vogëlushin deri në një lartësi dy metra, dhe më pas e lëshon në tokë.

Nëna e tij vrapon menjëherë tek ai.Pas kësaj ngjarje fëmija është traumatizuar, por gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

SHPËRNDAJE