Shihni se si Haradinaj ia shtrëngonte dorën policit të arrestuar për vrasje në kazino (Foto)

Policia përmes një njoftimi bëri të ditur se në bazë të provave materiale, viktima nga Mushtishti u vra nga një zyrtar policor.

“Në bazë të provave materiale, viktima është J. A. nga fshati Mushtisht. Kemi ardhë në përfundim se i dyshuari i vetëm është një zyrtar policor, rreshter në veri të Prizrenit me iniciale SH.S. Policia ka bërë kontrollin në shtëpinë e tij dhe më pas është arrestuar”, tha Policia.

Nga fotot që po qarkullojnë në media, shihet se polici në fjalë kohë më parë kishte pozuar në krah të kryeministrit Haradinaj, mirëpo ende nuk dihen qartë lidhjet mes këtyre dy të fundit.