Shijoni pushimet, në Shqipëri sot dielli “përvëlon”

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta sahariane të cilat do të influencojnë mot me temperatura të larta në Shqipëri dhe Kosovë.

Moti do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 ballë me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 15/33°C

Zonat e ulëta 21/36°C

Zonat bregdetare 21/34°C