Shikoni si arsyetohet ‘Supermani’ i MZHE’së që harxhon 20 mijë euro në udhëtime zyrtare

Gazeta Metro të mërkurën (dje) ka publikuar një artikull ku dëshmohet me dokumente se si Drejtori i Departamentit të Energjisë në MZHE, Luan Morina, deri në tre herë brenda muajit është në udhëtime zyrtare jashtë vendit, dhe deri në 20 herë brenda vitit, vetëm për të përfituar mëtidje, shpenzime të cilat arrijnë shifrën deri në 20 mijë euro.

Por, Morina përmes një reagimi ka paraqitur pesë vizita jashtë vendin të cilat sipas tij qenkan shumë të rëndësishme. Ndërsa, edhe nëse është e vërtetë se ato pesë vizita qenkan shumë të rëndësishme, Metro nuk ka raportuar për vetëm pesë, por për njëzet vizita zyrtare jashtë vendit, vetëm gjatë vitit 2017.

Më poshtë gjeni të bashkangjitura, reagimin e zyrtarit të lartë të MZHE’së dhe tekstin e publikuar të mërkurën nga Gazeta Metro, ku shihet qartë se ai mundohet të fshehë dëmtimin e buxhetit të Kosovës, duke u arsyetuar me pesë udhëtime zyrtare që sipas tij, paskan qenë shumë të rëndësishme.

Më poshtë lexoni artikullin e publikuar në Gazeta Metro:

Më poshtë reagimi i zyrtarit të MZHE’së

Të nderuar,

Dje me datën 04/07/2018, në portalet tuaj, duke mu referuar mua (Luan Morina, Drejtor i Departamentit të energjisë),  është paraqitur shkrimi me titull: Drejtori ‘superman’ i MZHE’së, mbi 20 mijë euro në udhëtime zyrtare (DOKUMENT), ku ne mënyrë specifike për numrin e udhëtimeve të bëra gjate vitit 2017 dhe 2018.

Andaj, duke pasur ne konsideratë që është përgjegjësi institucionale për mua (si dhe obligim moral ,gjithashtu)  që për qëllime të informimit të plote të publikut, në funksion të plotësimit të shkrimit  tuaj, me lejoni të ju njoftoj me disa informacione te cilat besoj se është dashtë te kihen ne konsideratë :

– Republika e Kosovës është nënshkruese e traktatit te komunitetit të energjisë dhe si rrjedhojë kemi obligim institucional përfaqësimin në nivele te ndryshme të takimeve si në vijim:

Këshillit të ministrave (MC)  – pjesëmarrës Ministri/ Zëvendësministri dhe përfaqësuesi i PHLG (drejtor i departamenti të energjisë)

Grupi përhershëm i nivelit te lart (PHLG) – drejtori i departamentit të energjisë

Si dhe nivele te tjera siç janë: Task Forcat, Forumet, Grupet koordinuese etj.

– Për çështjet financiare, Kosova kontribuon me rreth 0.7 % të tërë buxhetit te Sekretariatit te Komunitetit të energjisë (shih në vijim tabelën)

– Gjithashtu , me lejoni të ju njoftoj gjithashtu së përfaqësimi i institucioneve përgjegjëse në takimet që organizohen nga Sekretariati i komunitetit tëenergjisë  kompensohen në baze te Rregullës për  Rimbursim , dhe Rimbursimi bëhët në buxhetin e Republikës së Kosovës  – shih në vijim paragrafin dhe të bashkëlidhur komplet dokumentin:

– Çdo vende anëtarë ( për një vite – me rrotacion) mban presidencën dhe si rrjedhojë duhet të jetë pjese e takimeve të Këshillit të ministrave (MC) dhe Grupi përhershëm i nivelit të lart (PHLG dhe në cilësi te udhëheqësit të takimit, andaj për informimin tuaj në vitin 2017 (të cilit vite ju keni referuar ju në shkrimin tuaj) Kosova ka pasur Presidence e takimeve në Sekretariatin e komunitetit të energjisë shih në vijim piken 20 të konkluzave të takimit:

– Gjithashtu, në funksion të informimit tuaj, së takimet do të duhet të udhëhiqen nga përfaqësuesi i vendit i cili ka presidencën; ne vijim gjeni të pikën e pare të çdo takimi të mbajtur në vitin 2017 , qe lidhet me konkluzat e takimeve (https://www.energy-community.org/events/Past-events.html ) vetëm të Grupi përhershëm i nivelit të lart (PHLG) të përfaqësuar në emër të Kosovës, nga unë Luan Morina – Drejtori i departamentit të energjisë

– Gjithashtu, edhe për vitin 2018,  në vijim disa nga agjendat për sektorin e energjisë, në të cilat kam marr pjese zyrtarisht në emër të përfaqësuesit të Kosovës.

Pjesëmarrja në takimin e organizuar nga Ministrit përgjegjëse për energji dhe pune të jashtme nga Rumania dhe RACVIAC-Centre for Security Cooperation

I nderuari Luan,

Po ju shkruaj ne cilësinë e Personit Kontaktues të Republikës se Kosovës për RACVIAC-Centre for Security Cooperation, lidhur me Trajnimin e radhës qe e organizon kjo e fundit në Mediash të Republikës së Rumanisë me date 12-15 Qershor 2018. Seminari ka te bëj  me Sigurinë Energjetike me temën “Strengthening the Energy Security in the EU’s Neighbouring South-Eastern Countries..

Ne vijim gjeni letrën e dërguar  nga autoritetet e Rumanisë për pjesëmarrjen dhe ne takim (te bashkëlidhur  gjithashtu)

Sipas kërkesës – Pjesëmarrja në takimin e organizuar nga CESEC –u në Sofje të Bulgarisë

Save the Date CESEC HL Group mtg Sofia 29 June:

I nderuar Z…….,

Me kërkesë te ministrit, po ju shkruaj qe te merrni veprimet e nevojshme për përfaqësim te Kosovës ne këtë ngjarje, me qenë se ministri nuk do te jetë ne Kosovë ne periudhën e mbajtjes se tij.

Ministri kërkoj qe pjesë e delegacionit te jete edhe Z. Luan Morina me qenë se kemi te bëjmë me sektorin e energjisë.

SHPËRNDAJE