Shkaku i vdekjes së Adelës, kardiologët japin alarmin: Kujdes…

Pas rezultatit paraprak te autopsise lidhur me vdekjen e gazetares Adelajda Xhamani, disa mjekë kardiologë të kontaktuar nga “Panorama“, thanë se vitet e fundit, ngjarje të tilla sa vijnë e bëhen
më të shpeshta.

Sipas specialistëve të sëmundjeve kardiovaskulare, problemet kardiake u kanë marrë jetën edhe personave në moshë më të re se Adela.
Ata shprehen se janë disa faktorë që shkaktojnë infarkt, si stresi, ushqimet jo të shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, etj. Infarkti sipas tyre mund të paralajmërohet nga një puls i shpejtë ose i
parregullt, shoqëruar me lodhje, marramendje apo mungesë.

Këto mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie. Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficencë kardiake, deri dhe në vdekje të papritur

SHPËRNDAJE