Shkarkime në PDK

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë, ka njoftuar sot se ka marrë vendim që ta shkarkojë nga të gjitha pozitat në PDK Dijana Çarkaxhiu.

Çarkaxhiu ka qenë drejtoreshë e Arsimit në komunën e Gjakovës, ndërsa dje ajo ishte shkarkuar nga kjo pozitë nga kryetarja e Gjakovës bashkë me dy drejtorë të tjerë dhe nënkryetarin e Gjakovës që vijnë nga PDK.

Për Çarkaxhiun, Kusari-Lila ka thënë se mund ta vazhdojë punën si drejtoreshë, por me kusht që të jetë e pavarur, e jo në PDK.

SHPËRNDAJE