Shkëmbimi i territoreve, ja çka u vendos në takimin e liderëve

Pak minuta më parë, ka përfunduar takimi i liderëve institucionalë, në zyrën e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas këtij takimi, ka thënë se janë konsultuar në lidhje me procesin e dialogut në Bruksel.

Ai ka thënë se kanë folur për parimet e dialogut dhe se ka shprehur qëndrimin e qartë se nuk duhet të diskutohet për kufijtë dhe territorin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se ia ka bërë të qartë edhe presidentit Thaçi ndërkohë që sipas Haradinajt, edhe presidenti ka shprehur qëndrim se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

I pari i ekzekutiviti kosovar shtoi se në këtë takim nuk është folur për takimin e radhës në fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbië, atë të 7 shtatorit, në Bruksel.

Sipas kryeministrit, është tepër e rëndësishëm që në këtë proces të përfshihet edhe opozita.

SHPËRNDAJE