Shkencëtarët kinezë: Kaq metra mund të udhëtojë në ajër koronavirusi

Një studim i ri që ekzaminon mostrat e ajrit nga repartet spitalore me pacientë COVID-19 ka zbuluar se virusi mund të udhëtojë deri në katër metra – dyfishi i udhëzimeve aktuale në distancë që njerëzit duhet të kenë.

Rezultatet paraprake të hetimit nga studiuesit kinezë u botuan në revistën ‘Emerging Infectious Diseases’, të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ata shtojnë një debat në rritje se si transmetohet sëmundja, me vetë shkencëtarët duke paralajmëruar që sasitë e vogla të virusit që gjetën në këtë distancë nuk janë domosdo infektive.

Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip në Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake në Pekin, testuan mostra në sipërfaqe dhe ajri nga një njësi e kujdesit intensiv dhe një repart i përgjithshëm COVID-19 në Spitalin Huoshenshan në Wuhan, te 24 pacientë gjatë periudhës 19 shkurt- 2 mars.

Ata zbuluan se virusi ishte përqendruar më së shumti në dyshemetë, “mbase për shkak të gravitetit dhe rrjedhës së ajrit duke shkaktuar që shumica e pikave të virusit të notojnë në tokë”.

Nivele të larta u gjetën edhe në sipërfaqe të prekura shpesh si ‘minj’ kompjuteri, kontejnerë plehrash, shtretër dhe dorëzat e dyerve.

“Për më tepër, gjysma e mostrave nga këpucët e stafit mjekësor ICU u testuan pozitive. Prandaj, këpucët mund të funksionojë si transportues,” shkruan ekipi.

Ekipi gjithashtu zbuluan se aerosolet e ngarkuara me virus ishin përqendruar kryesisht pranë dhe në rrjedhën e poshtme të pacientëve në largësi deri në katër metra.

Fatmirësisht, asnjë anëtar i stafit të spitalit nuk u infektua, “duke treguar që masat paraprake të përshtatshme mund të parandalonin në mënyrë efektive infeksionin”.

“Gjetjet tona sugjerojnë që izolimi në shtëpi i personave me COVID-19 të dyshuar mund të mos jetë një strategji e mirë kontrolli” duke pasur parasysh nivelet e ndotjes së mjedisit”, shkruajnë autorët e studimit.

Organizata Botërore e Shëndetit deri më tani ka minimizuar rrezikun. Autoritetet shëndetësore të SHBA-së kanë adoptuar një linjë më të kujdesshme dhe u kanë bërë thirrje njerëzve që të mbulojnë fytyrat kur janë jashtë në rast se virusi mund të transmetohet përmes frymëmarrjes normale dhe të folurit.

SHPËRNDAJE