Shkëputja e kontratës së Telekomit me Z-Mobile, Haradinaj tërthorazi iu del krah Devollëve

Një ditë pas lajmit se Telekomi do të shkëpusë marrëveshjen me Z-Mobile, këtë vendim e ka komentuar pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj.

I pari i Qeverisë duke folur për këtë temë, tha se është shprehur që nga fillimi se kushdo që është përgjegjës për situatën në Telekom do të jep përgjegjësi.

“Shiqoni unë nuk marrë vendime në Telekom por jam shprehë shumë hapur se do të jetë gjithkush përgjegjës. Nuk ka amnisti as falje për askënd”, tha kryeministri.

Tutje, Haradinaj shtoi se krejt qëllimi i kësaj është ruajtja e kompanisë nga falimentimi.

‘Nuk e kam qëllim bankrotimin apo mos funksionimin e Telekomit po ruajen nga veprimet që e bankrotojnë. Ata duhet të bëjnë kujdes shumë në veprimet e veta”, përfundoi ai.

Ndryshe, dje në protestën e sindikatës së PTK’së, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi bëri të ditur se është marrë vendim për shkëputje të kontratës me kompaninë e udhëhequr nga Devollët./Express

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE