Shkrimtari japonezo-britanik Kazuo Ishiguro fitues i çmimit Nobël për Letërsi

Romacieri britanik Kazuo Ishiguro e ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi 2017.

Akademia mbretërore suedeze ia ka ndarë atij para pak çastesh Nobelin për Letërsi 2017.

Industrialisti suedez Alfred Nobel e themeloi çmimin për letërsi në emrin e vet dhe pati thënë në atë kohë se do të dëshironte që çmimi ta njohë “personin i cili do të prodhojë në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejti ideal”, transmeton Express.

Kush është Kazuo Ishiguro?

Kazuo Ishiguro (Nagasaki, 8 nëntor 1954), është një shkrimtar britanik me prejardhje japoneze.

Në Britani arriti në moshën gjashtëvjeçare ku ishte transferuar familja e tij. Qëndrimi, që duhej të ishte i përkohshëm, u bë definitiv. U diplomua më 1978 në letërsi dhe filozofi dhe aktualisht jeton në Londër me gruan skoceze, Lorna MacDougall, asistente sociale dhe të bijën Naomi.

Shkruan në gjuhën angleze dhe nënshkruhet me mbiemrin e ndjekur nga emri. E ka modifikuar grafinë japoneze të emrit, duke i eliminuar ideogramet dhe duke përdorur alfabetin fonetik katakana, siç bëhet në Japoni për transliterimet e emrave të huaj.

Duke folur për prejardhjen japoneze dhe ndikimin respektiv në formimin e tij, autori pohon: “Nuk jam tërësisht si anglezët, ngase jam rritur nga prindër japonezë, në një ambient shtëpiak të gjuhës japoneze. Prindërit e mi nuk e kuptuan se do të mbeteshim në këtë vend për kohë kaq të gjatë dhe u ndien përgjegjës që të më mbajnë në kontakt me vlerat japoneze. Pra, kam rrënjë të dalluara. Mendoj në mënyrë diferente, perspektiva ime është hollësisht diferente”.

Më 1986 e ka fituar çmimin Withbread për romanin e dytë: An Artist of the Floating World. Më 1989 ka fituar një çmim prestigjioz, Booker-in, për romanin The Remains of the Day, nga i cili është nxjerrë filmi homonim i James Ivory. Më 2005 fiton çmimin Alex me Never Let Me Go. Edhe ky roman është bërë film me regjinë e Mark Romanek (2010).

Bashkë me Rushdie dhe Kureishi bën pjesë në grupin e shkrimtarëve, me origjinë të ndryshme, që i ka dhënë një kontribut substancial letërsisë më të rre angleze, duke ndërfutur elemente stilistike të kulturave të origjinës. Kujdesi i tij ndaj veçorive dhe atmosferave, të përshkruara gjithmonë me kujdes të pashoq, t’i kujtojnë romancierët e mëdhenj niponikë klasikë.

Romani i tij i shtatë, The Buried Giant, është botuar më 3 mars 2015, në të njëjtën kohë në SHBA dhe Britani.

/Burimi: Wikipedia

/

SHPËRNDAJE