Shkruan Bardhyl Mahmuti: Ata e kanë vendin në burg …

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër hodhi poshtë pretendimin e të gjithë atyre që ishin të përfshirë në fshehjen e vrasjes së Astrit Deharit duke e prezantuar si “vetëvrasje”.

Gjetja e ADN-së së një personi tjetër të përfshirë në këtë krim dhe vlerësimi i ekspertëve të paanshëm se një hetim i ri është i domosdoshëm për të hedhur dritë për këtë rast, është grushti më i rëndë që i është dhënë manipulimit për qëllime kriminale me institucionet e drejtësisë.

Zinxhiri i kriminelëve që përgatiti, ekzekutoi dhe u përpoq të fshehë këtë krim të përbindshëm nuk mund të ndriçojë vrasjen e Astrit Deharit. Ata e kanë vendin në burg! Vetëm një hetuesi e pavarur, me prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë mund të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në krimin më të rëndë pas çlirimit të Kosovës.

Me këmbënguljen e tyre Avni dhe Xhemile Dehari, veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, krijuan kontekstin e favorshëm për krijimin e një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë. Ju faleminderit Avni, Xhemile, Albana, Arta, Arsa që shndërruat dhembjen në forcë për të zhveshur surratin e të pafytyrëve.

SHPËRNDAJE