Shkruan: Ismajl Kurteshi: Erdhi Dita

-Pas përpjekjeve tona të përbashkëta për ta penguar decentralizimin në baza etnike;

– Pas përpjekjeve të pareshtura për ta penguar privatizimin e egër që la dhjeta mijëra punëtor pa punë;

– Pas luftës së gjatë kundër krimit e korrupsionit, që e zhvatën buxhetin e vendit, e penguan zhvillimin dhe i dekurajoj investitorët;

– Pas shkatërrimit të sistemit të arsimit dhe atij të shëndetësisë;

-Pas bisedimeve që e faktorizuan Serbin brenda Kosovës;

-Pas demarkacionit për viza që nuk i morëm për shkak të korrupsionit;

-Pas largimit të rinisë në rrugë të pasigurta të emigrimit

Pas qeverive që e zhvatën buxhetin e shtetit në emër të luftës dhe partisë me traditë. –

Pas izolimit të Kosovës nga bota demokratike;

-E pas shumë të këqijave të tjera që i sollën vendit, qeveritë e pas luftës; Më në fund ERDHI DITA GJILAN:

-Që keq qeverisjes t’i jepet fund;

-Që të gjithë fëmijët të mund të shkojnë në çerdhe;

-Që arsimi nga çerdhet në universitet të jetë pa pagesë;

-Që fëmijëve me nevoja të veçanta t’ju krijohen kushtet që të shkollohen dhe lëvizin pa pengesa; –

Që studentëve dhe sidomos studenteve t’ju ndahen bursa më shumë se kurrë më parë;

-Që shkollat profesionale të përgatisin profesionist;

-Që kurikulat dhe tekstet shkollore t’i përshtaten nevojave të tregut të punës dhe zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë;

-Që arsimi të lidhet me ekonomin;  -Që kulturës dhe sportit t’i kushtohet rëndësi e veçantë; -Që të rinjtë të punësohen e ta bëjnë një jetë normale nga puna që e bëjnë;

-Që qiftet e reja ta kenë të sigurt kulmin mbi kokë; -Që nënat t’i marrin shtesat për fëmijët e tyre; -Që pensionistët të kenë sigurinë e një jete të qetë, pa varfëri e me shëndet.

-Prandaj Gjilanas të nderuar, me gjashtë tetor, në këtë ditë të ndryshimit të madh, që po e presin me pa durim: të rinjtë, nënat, të papunët, të pastrehët, pensionistët, pra ne të gjithë, pa dallim, duhet: -Të votojmë për ndryshimin;

-Ta votojmë numrin 126; -Ta votojmë Lëvizjen Vetëvendosje; -Ta votojmë Albin Kurtin për Kryeministër; -Të votojmë për deputetët nga lista e Vetëvendosjes; -Të votojmë për zhvillimin ekonomik;

-Të votojmë për shtetin e së drejtës dhe shtetin social; -Të votojmë për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit; -Të votojmë për integrimin e Kosovës në Evropë.

-Të votojmë për Kosovën, për Gjilanin, për vetën tonë, për fëmijët tanë. -Erdhi dita e fitores për të gjithë ne;

-Urime fitorja Gjilan, urime fitorja Kosovë. -Mirë u pafshim në gjashtë tetorin, e ndryshimit të madh. Ju faleminderit.

SHPËRNDAJE