Shkruhet historia: KFF Mitrovica siguron pjesëmarrjen në Champions League

Përderisa ekipet nga Superliga e Kosovës në kategorinë e meshkujëve nuk arriten për 3 vite të kualifikohen, atë e bënë vashat nga Mitrovica.

Me golin e Kaltrina Biqkaj përmes penalltisë në minutën 89 kundër ekipit ZKF Breznica, KFF Mitrovica ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League.

Ndryshe KFF Mitrovica edhe me një barazim eventual do ta siguronte pjesëmarrjen në Champions League.

KFF Mitrovica bëhet ekipi i parë në futboll që siguron kualifikimin në roundin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Jepi zë uron vashat e KFF Mitrovicës, stafin teknik, udhëheqjen e klubit, qytetin e Mitrovicës dhe gjithë Kosovën.

Shpërndaje dhe tregoni se jeni krenar me vashat tona!

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE