Shokuese: Kandidati i LDK’së për Obiliqin i bën pyetje ‘erotike’ Xhafer Gashit të AAK’së

Emisioni Magazina Lokale në Klan Kosova, këtë të mërkure ka pasur në studio dy kandidatët për kryetar të Obiliqit që kanë shkuar në balotazh.

E kur i erdhi fundi emisionit, autori i tij, u dha mundësi të dy kandidatëve, atij të AAK-së Xhafer Gashi dhe atij të LDK-së, Mehmet Krasniqi që t’i bëjnë pyetje njëri tjetrit.

Përderisa Gashi pyeti Krasniqin “nëse e ka ditëlindjen sonte”, Krasniqi pasi mohoi se sonte feston ditëlindjen, tentoi që të bënte humor, por degradoi duke bërë një pyetje që nga vet autori i emisionit u cilësua si një “pyetje erotike” e në publik ngjalli të qeshura.

“Meqenëse kaloi pak në komike, unë pata do pyetje pak ma të rënda, por po ja boj një më të lehtë. E ke thënë në debate, se numri 69 ka simbolikë të veçantë për ty. Do të ishte mirë që ta sqarojë krejt elementin e vet, numri 69 se çfarë përfaqëson, simobilikën e tij të veçantë”, ka pyetur Krasniqi.

“Mos dolëm nga humori në erotikë, pyeti”, reagoi Kushtrim Sadiku, autor i emisionit.

E kandidati i AAK-së, Xhafer Gashi, iu përgjigj, duke sqaruar se arsyeja përse në debatin e së martës në televizionin Dukagjini, në një sondazh fitoi 69 për qind të votave dhe se ky numër lidhet vetëm me vitin 1969 kur edhe ka lindur.

“Ishte një sondazh dhe fitova me 69 për qind. Në vitin ‘69 është ditëlindja ime, dhe thash që më pëlqen kyu numër”, ka thënë Gashi.

Krasniqi nuk pat çfarë të shtonte por vetëm u gëzua se e sqaroi simbolikën e numrit 69. Simbolika e numrit 69 në erotikë lidhet me aktivitetin e dyanshëm të seksit oral.X

SHPËRNDAJE