Shoqëroi në spital vëllain e dyshuar me koronavirus, u trondit nga ajo çka i thanë mjekët tek Infektivi!

Një person i dyshuar si i infektuar me koronavirus është dërguar në gjendje të rëndë nga Sanatoriumi në Spitalin Infektiv me një autombulancë.

Ai shoqërohej nga vëllai i tij, i cili pasi ka përcjellë të sëmurin deri tek dera e spitalit pavarësisht se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të, largohet nga ambientet e tij pa iu nënshtruar asnjë testi.

Për mikrofonin e ABC News ai tregon se i vëllai ka pasur shqetësim të vazhdueshëm dhe pas disa tentativave për t’u lidhur me 127, ka vendosur ta dërgojë vetë me makinën e tij drejt Sanatoriumit.

Nga atje ai është sjellë me autoambulancë në spitalin Infektiv. Vëllai thotë se mjekët i kanë thënë të ikë në shtëpi pa i marrë tamponin.

“Vëllai ka shqetësim, mungesë frymëmarrje dhe këputje e djersë. E çuam te Senatoriumi mbrëmë pastaj e sollëm këtu. Në gjendje të rëndë. Akoma nuk ka dalë testi. Por dyshime. Ka tre ditë me simptoma. E morën 127 dje. Na thanë prit mbaje linjën hapur, sorollatje.

E mora makinën time e solla këtu. E pashë që gjendja po agravohej. Mjekët na thanë ik.

Nuk na e morën tamponin. Si rregull duhet ta marrin. Vëllanë dje e kam marrë e kam çuar në Fier. Gruaja ka qenë afër tij”, shprehet ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE