Shpejtim Bulliqi tregon se kur do të nisë punën komisioni i ri për demarkacionin

Komisioni i ri shtetror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi është duke pritur sinjal nga Qeveria e Kosovës për nisjen e punës së tij. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i këtij komisioni Shpejtim Bulliqi, i cili është kundërshtar i versionit aktual të marrëveshjes së arritur me Malin e Zi.

Bulliqin, tha se Komisioni nuk do të bëjë ndonjë punë të veçantë, por se do të bazohet në rregullativin në fuqi.

“Ne nuk pritet që të bëjmë diçka të veçantë, sepse puna jonë do të jetë komplet me rregullativin në fuqi që e ka miratuar Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria”, ka thënë ai për Blic.

Ai shpjegoi se në cilat lidhje do mbështetet puna e komisionit Shtetëror për Demarkacioni.

“Puna jonë tërësisht do të jetë e mbështetur në ligjin numër 04L072, për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. Pastaj në ligjin numër 04L214, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 04L072, për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kontrollit dhe kufirit shtetëror, pastaj udhëzimin administrativ për shënjimin e vijës kufitare si dhe rregulloren e punës së komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror”, tha me tutje Bulliqi për “Gazeta Blic”

Me tutje, ish-deputeti i LDK-së, tha se do të bëhet ajo që kërkohet, konform edhe brenda kornizave ligjore.

“Të gjitha këto janë punë edhe detyra të cilat janë të mbështetura në rregullativën ligjore e cila është në fuqi edhe nga Kuvendi edhe nga Qeveria”, tha në fund Bulliqi, duke shtuar se pas fillimit të punës ky komision do të jetë më transparent dhe më bashkëpunues me mediat se sa ai që ka qenë më herët.

/

SHPËRNDAJE