Shpend Ahmeti dhe Adem Grabovci janë të lidhur me klanin e Devollëve

Shkruan: Bujar Voca

Shpend Ahmeti dhe Adem Grabovci janë të lidhur me klanin e krimit ekonomik të Devollëve të cilët përmes këtyre politikanëve të korruptuar po i diktojnë politikat ekonomike, po i marrin tenderat dhe paratë e shtetit, i kanë privatizuar ndërmarrjet, kanë vendos monopol në treg, dhe e kanë shndërruar vendin tonë në një vend me politikanë që bashkë me biznismenë po pasurohen duke dëmtuar vendin tonë.

Zgjedhjet që po vijnë shpejt duhet të jenë ndëshkim për të gjithë politikanët e korruptuar. Është në përgjegjësinë e qytetarëve që ti ndëshkojnë me votë këta politikanë. Duke i hequr fillimisht nga pushteti e ndërtojmë rrugën e përgjegjësisë dhe llogarisë për ta. Drejtësia do të jetë akti i fundit që do ti godasë politikanët e korruptuar.

Zgjedhjet janë mjeti i vetëm demokratik i ndëshkimit qytetar. Kosova ka nevojë për ndëshkim masiv të kësaj klase politike që po na e shkatërron vendin. Zgjedhjet duhet të prodhojnë një gjeneratë të re politike, e cila do te jetë mundësi për të ndryshuar të ardhmen tonë.

Ndëshkimi i kësaj klase politike të korruptuar është shpresë për vendin tonë. Vetëm një gjeneratë e re e ndërton shtetin ligjor. Shteti ligjor është drejtësia kundër politikanëve të korruptuar.