Shpend Ahmeti i bën një ofertë të padëgjuar Arban Abrashit, habiten të gjithë!

Kryetari aktual dhe kandidati i sërishëm për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur sërish për anulimin e debateve nga Arban Abrashi, duke e ftuar atë për debat në cilindo televizion që ai dëshiron.

“Prej sontit kur te don, në cilindo TV, e ftoj në debat. S’kemi nevojë me pritë as fushatën”, tha Ahmeti në TV Dukagjini, shkruan Periskopi.

Ndërsa, për akuzat e sotme të Mustafës ndaj tij, Ahmeti paralajmëroi padi. Ai tha se Mustafa ka shkruar të pavërteta për të, sepse ai nuk ka udhëtuar asnjëherë me aeroplan privat.

“Thashë… se edhe Mustafa vec gjun shpifje nga FB. Nesër e ka ai padinë për këtë punë. Kurrë hic, nuk kam shku me aeroplan privat kërkund. Kam shku me aeroplan normal. Nuk është në rregull që me këso shpifje të ulëta… se Arbanin po e le përmas që mos me bë akuza”, tha ai.

SHPËRNDAJE