Shpend Ahmeti: Ja deri kur do të qëndroj në Vetëvendosje

Njëri nga njerëzit më me ndikim në Lëvizjen Vetëvendosje ka theksuar se ai ndarja e dobëson VV-në, e dobëson Albinin, e dobëson grupin me ata që poi kin, ndarja më dëmton ‘edhe mua si kryetar’.

Ahmeti në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se ai në Vetëvendosjen do ta lë vetëm atëherë kur nuk do të pajtohet me mënyrën e udhëheqjes.

“Nëse nuk pajtohem me mënyrën e funksionimit, atëherë mund të largohem”, tha ai. Ai ka theksuar se edhe nëse e lë politikën, nuk do ta ketë fare problem.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ahmeti ndër të tjera ka treguar se si Albin Kurti e Dardan Molliqaj e kishin thirrur në takim, dhe ia kishin shpjeguar pse Visar Ymeri, është njeriu i duhur që ta udhëheq Vetëvendosjen.

Ai nuk ka dashur që të deklarohet nëse është në krah me Albin Kurtin apo me grupin e Dardan Molliqajt.

SHPËRNDAJE