Shpend Ahmeti merr një lajm të mirë

Komuna e Prishtinës është vlerësuar nga organizata jo qeveritare, “Ec ma ndryshe”, si komuna ma transparente për vitin 2017.

Këtij lajmi i pari i Prishtinës i është gëzuar duke uruar bashkëpunëtorët e tij.

Hakmarrja e prishtinases: Alba e akuzon të dashurin e se tradhtoj me Tringën, shoqen më të ngushtë

“Indeksi i publikuar i Ec Ma Ndryshe. Prishtina e para në transparencë. Urime Muhedin Nushi e Gresa Deda”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Organizata “Ec ma ndryshe” ka publikuar sot Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, ku Komuna e Prishtinës del si komuna si komuna me nivelin më të lartë të transparencës gjatë vitit 2017.

Indikatorët që janë monitoruar dhe në të cilët është bazuar ky Indeks, janë: Kryetari; Drejtorët dhe Anëtarët e Kuvendit; Organizimi dhe funksionimi; Puna e organeve politikë-bërëse dhe vendimmarrëse; Luftimi i sjelljeve të pahijshme dhe keqpërdorimeve; Integrimi evropian; Kontabiliteti dhe buxheti; Kontratat e prokurimit publik, furnizimit dhe granteve;

Të punësuarit në administratën publike dhe organizatat/institucionet publike; Pasuria kapitale dhe jokapitale; Informimi dhe shërbimi i qytetarëve; Bashkëpunimi me shoqërinë civile; Planifikimi urban dhe monitorimi i projekteve urbanistike.

SHPËRNDAJE