Shpend Ahmeti rikthen debatin për stadiumin, tash tregon se ku duhej ndërtuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një intervistë dhënë në KTV ka folur për atë se ku do të duhej të vendosej stadiumi kombëtar, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti ka thënë stadiumi kombëtar do të duhej të vendosej në Bernicë dhe jo në Drenas.

“Unë mendoj që stadiumi do të duhej të vendosej në Bernicë, unë nuk kam asgjë kundër Drenasit mirëpo më mirë do të ishte sikur të vendosej në kryeqytet”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i fillojë procedurat për ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës në Zonën Ekonomike të Drenasit.

Ky vendim i Qeverisë vjen pas një debati të zhvilluar javë më parë në lidhje me lokacionin e stadiumit kombëtar.

Një vendim pothuajse i njëjtë por me një lokacion tjetër ishte marrë nga Qeveria Thaçi në mars të vitit 2014. Ky vendim nuk është pezulluar, ndërsa sot u mor një vendim i ri.

SHPËRNDAJE