“Shpërthen” ‘Baba’ dhe e bën “përrallë” presidentin: Pse a po mendoni që Hashim Thaçi ka fjalor të shkencës, apo të intelektualit

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka shpërthyer me akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Hasani ka treguar se si Hashim Thaçi e kishte urdhëruar Kryeprokurorin Aleksander Lumezi, që ta hetonte ish- kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka theksuar se si Thaçi i kishte thënë Lumezit që “Enver Hasanit duhet nanën me ia …”.

Më kanë treguar njerëz që kanë qenë prezent, tha Hasani.

Derisa në emisionin DPT me Fidanin u pyet se a përdor presidenti një fjalor të tillë, ai me ironi tha pse a pritni që ai të ketë fjalor të një shkemctari a?!

Hasani ndër të tjera tha se Lumezi ka falsifikuar provimin e Jurisspodencës dhe kjo sipas tij është vërtetuar.

Ai ka drejtuar akuza të rënda edhe ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai e ka quajtur të turpshëm, publikimin e një video nga ana e Haradinajt.

Hasani ka zbuluar se si disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, disa ditë para se të dalë verdikti për rastin VLAN, ia kishin dërguar vendimin presidentit./Blic

SHPËRNDAJE